Ditën e sotme në Kuvend presidenti ukrainas Zelenskyy paralajmëroi Shqipërinë për influencën ruse në vend. Ai i bëri thirrje qeverisë të përjashtojë nga sistemi bankar shqiptar bankat ruse pasi në një të ardhme Rusia mund të na godasë financiarisht nëse nuk e ndërmerr një hap të tillë.
“Bankat ruse duhet të përjashtohen plotësisht nga sistemi bankar, sado e vështirë të jetë. Nëse nuk bëhet sot, nesër Rusia do ta përdorë për të goditur financiarisht vendin tuaj në të ardhmen”,-deklaroi Zelensky.

POR KUSH ËSHTË OLIGARKU RUS QË MBROHET NGA QEVERIA NË SHQIPËRI?

Teksa propagandon sanksione kundër Rusisë dhe në anën tjetër ka hequr vizat për popullin rus në mënyrë që të futen lirisht në vend, Rama ka në sistemin bankar në majë të kullave binjake një oligark të fuqishëm rus.

Bëhet fjalë për Megdet Rahimkulov, një oligark i fuqishëm rus fare pranë Putin dhe qeverisë shqiptare me OTP Bank. Megdet Nigmatovich Rahimkulov është një biznesmen rus me origjinë tatare. Ai ka qenë kreu ekzekutiv i Gazprom dhe gjithashtu ish-kreu i Panrusgaz dhe Általános Értékforgalmi Bank. Ai është pronari kryesor i OTP Bank.
Rahimkulov është aksioneri kryesor i grupit hungarez OTP dhe pjesë e listës së zezë së SHBA bashkë me të tjerë oligarkë rusë. Ai është sanksionuar nga Amerika që në vitin 2018, ndërsa në Shqipëri vazhdon aktivitetin e tij bankar lirisht.

Administrator i OTP Bank në vend është Bledar Shella. Ky i fundit është përfaqësues i interesave ruse dhe fija lidhëse me qeverinë.

Banka e Shqipërisë dhe qeveria bëjnë një sy qorr për rusin teksa aktivitetet e tij të dyshimta bankare dhe sanksionet që duhet të rëndojnë mbi të ecin normalisht.