Avokatja Adriana Kalaja, përmes një postimi në rrjetet sociale, referuar deklaratave të të penduarit të Ndraghetas, për një ish Ministër të Brëndshëm apo të Drejtësisë, ngre dyshime se ai mund të jetë Fatmir Xhafaj.

Në postimin e saj, Kalaja gjithashtu ka publikuar një foto, të një personi të armatosur në hyrjen e pallatit ku banon ish-Kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, i cili guxoi të dënonte vëllain e Xhafajt.

“I penduari Ndraghetas thotë një ish Ministër i Drejtësisë apo i Brëndshëm? Koeçidensë edhe se Fatmir Xhafaj është mik me Celajn i cili dhe ai doli në përgjimet e antimafias italiane ndaj organizatës Ndragheta.
Koeçidensë se Fatmir Xhafaj duke qënë pjesë e grupit të ekspertëve të Reformës në Drejtësi, ka emëruar gjithë Vetingashësit pa Veting.

Kush është?

Kam shumë besim se Yuri Kim do bëjë të pamundurën që Nano & Çuçi të “kryejnë” detyrën”, shkruan Kalaja.

Në vijim ajo i kërkon ambasadores Yuri Kim t’i bëjë thirrje Gledis Nanos dhe bashkëshortit të Delinës e baxhanakut të Ramës, të ushtrojnë detyrën dhe të arrestojë personin në foton Nr.1, i cili siç shihet që është i armatosur dhe ajo që nuk shihet është fakti se ky person është në hyrjen e pallatit të ish Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.

“Është gjyqtari që ka guxuar të dënojë vëllain e deputetit dhe ish Ministrit të Drejtësisë dhe ish Ministrt të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe të bëjë kallëzim penal ndaj deputetit Xhafaj”, shkruan Kalaja.