Këngëtarja Ronela Hajati, ka folur për foton e publikuar pak ditë më parë, ku u shfaq duke qarë. Ronela u shreh dje në emisionin “Goca dhe Gra” se ishte një moment dobësie, pasi mund të ndihet vetëm në ndonjë çast.

Jemi njerëz të gjithë, sido që shfaqemi në kamera. Edhe burrat më fortë kanë momentet e dobëta, jo më unë, që kam momente që ndihem vetëm, është personale gjëja, nuk ka si shëndeti, vjen para të gjithave. Jam vajzë e fortë, i them vetes do të rregullohen të gjitha. Profesioni ynë është më i gjykuari, pavarësisht se i bëj këngët për njerëzit që t’i pëlqejnë, ndryshe ne nuk do të ekzistonim,” tha Ronela.

E përlotur, Ronela Hajati foli edhe për babain e saj të njerë.

“Unë shkoj në varreza, i lutem atij njësoj si zotit, mundohet shumë. Gjithmonë njerëzit që mundohen shumë, një ditë i del për mirë,”

Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision 2022’, ajo do të hapë festivalin europian me këngën “Sekret” në natën e parë të gjysmëfinales.