Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rrëmbyer gjithmonë vëmendjen për veprat e tij të artit. Ai deklaruar se nuk ka pasur ndërmend të hynte në politikë teksa është shprehur në një intervistë për Anadolu Agency: “Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj se në jetën e ‘tretë’ të jem i lirë”.
Gjatë karrierës së tij politike ai nuk e ka lënë menjëanë pasionin që ka për artin. Madje shpesh herë kryeministri në daljet e tij përpiqet të jetë sa më detajist duke u karakterizuar me një look të veçantë dhe ngjyra që bien në sy.
Duket se që tani kryeministri ka nisur përgatitjet për jetën e tij të tretë duke hapur një profil zyrtar në Instagram të quajtur @ediramart, ku vihet re se në feed-in e tij janë postuar foto të ndryshme të cilat paraqesin artin e tij. Në jetën e tij të tretë Edi ka treguar se do të merret me art ku përveç pikturës do të merret dhe me skulptura apo stilime veshjesh.