Ditën e sotme, kreu i PR, Fatmir Mediu ka propozuar emrin e kryetarit të LZHK Dashamir Shehitsi kandidaturë për President të Republikës së Shqipërisë.
Mediu, si kryetar i Aleancës për Ndryshim ku bëjnë pjesë disa parti të opozitës, ka folur për çështjen e kandidaturës së opozitës për president.
Ky i fundit tha se ka nisur bisedimet me Dukën e PAA për emrin e Shehit si president i duhur në krye të shtetit. Tashmë pritet reagimi i mazhorancës për propozimin e opozitës.