Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas”, ku e ftuar ka qenë këngëtarja Semi Jajupaj, ka pasur shumë të papritura për publikun.
Një ndër to ishte edhe telefonata që Donaldi bëri ndaj kompozitorit të njohur Elgit Doda pasi gjatë lojës ping-pong aktori njëkohësisht edhe moderatori duhej të telefononte kontaktin e shtatë që kishte në celular dhe t’i këndonte një këngë pa i thënë asgje.
Kontakti i shtatë në telefonin e tij përkonte me numrin e Elgit Dodës. Këngëtari u përgjigj, por reagimi i tij ndaj kësaj situate ishte epik.
Biseda:
Donaldi: Alo
Elgit: He mo shpirt, çfarë je tu bo?
Donald: Mirë zemra çfarë po bën ti?
Elgit: Hiç o vëlla, jashtë.
Në këtë moment Donaldi zbaton “dënimin” dhe nis të këndojë këngën e Semit. Pasi kwndon, ai i tregon Elgitit se e ka marrë live në emision, dhe ky rreng ishte pjesë e një loje.
“O idiot”,-ka reaguar kantautori. “Nuk je mirë nga trutë. Komplet idiot.”