Modelja Ashley Graham, zbuloi së fundmi se për pak vdiq kur lindi binjakët e saj në janar, pasi humbi ndjenjat dhe pësoi një hemorragji të rëndë. Modelja 34-vjeçare ka rrëfyer ngjarjen në revistën Glamour dhe tregoi se ishte në shtëpi kur mirëpriti djemtë e saj. Binjakët e saj Malachi dhe Roman u lindën në tualet dhe në vaskë, përpara se ajo të humbte ndjenjat.
Sipas Dailymail, Graham u trajtua më pas nga një ekip mjekësh profesionistë, përkrah bashkëshortit Justin Ervin. Ajo tani kujton se kur u zgjua kishte parë gjakë kudo.
Djemtë e sapolindur ishin mirë, ndërsa Graham qëndroi në shtrat për katër ditë rresht dhe nuk mund të ecte për një javë. Ajo kaloi gati dy muaj në shtëpi.
Graham është gjithashtu nënë e një djali tjetër 2-vjeçar, Isaac. Pas lindjes së parë, ajo pësoi një abort. Modelja e quajti humbjen shkatërruese, duke shtuar se ishte një nga humbjet më të mëdha që kishte pasur ndonjëherë në jetë.
Ajo e mbylli esenë duke iu referuar vetes si një “luftëtare” ndërsa ende “luftonte” me imazhin e trupit të saj pas lindjes.