Reperi Arkimed Lusha i njohur si Stresi është përfolur gjatë në mediat rozë për historinë e tij të dashurisë me Keisin.
Nga postimet e fundit të reperit në rrjete sociale ai ka lënë të kuptohet se të shkuarën e ka lënë pas duke nisur një histori të re dashurie. Stresi ka postuar në Instastory një video ku duket që është në praninë e një vajze të cilës ka preferuar t’i mbulojë fytyrën me një emoji.