Një sherr banal ka përfunduar në një konflikt me grushte dhe me përdorimin e mjeteve të forta mes 12 të miturve në Tiranë.

Policia e kryeqytetit bën me dije se shtatë prej tyre janë tashmë në hetim nga Prokuroria, por nuk bëhet e ditur akuza që është ngritur për ta.

Ndërsa pesë të tjerë, janë shpallur në kërkim tha policia.

Në njoftimin e saj të shkurtër policia nuk bën me dije më tepër detaje lidhur me ngjarjen. Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar nga sherri masiv.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për 7 shtetas të mitur, dhe po punojnë për kapjen e 5 bashkëmoshatarëve të tyre, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe mjete të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. – përfundon në deklaratën e saj policia.