Këngëtarja Kida është shumë e pëlqyer për muzikën dhe stilin e saj.
Ajo kujdeset që në çdo paraqitje të saj të duket bukur dhe për këtë pjesë duket se investon mjaft shumë.
Vetëm në një paraqitje të fundit që ajo bëri në rrjetin social Instagram, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi, u shfaq me veshje në vlerë 86 mijë euro.
Ajo kishte veshur korse nga marka “Jacquemus” në vlerë 152 euro, dhe pantolla të shkurtra nga i njëjti brend me vlerë 286 euro, sipas faqes ‘Shqip Closet’.
Qaforja e saj e markës “Dior” kushton rreth 3,500 euro, ndërsa ora e markës “Rolex” kap shifrën e 31,450 eurove.
Rrathët e saj të arit nga marka “Cartier” kushtojnë mbi 43,800 euro, ndërsa dy unazat nga po e njëjta markë, i kushtojnë nga 4,900 dhe 1,920 euro respektivisht.
Duket se të ardhurat e mira nga muzika, ia mundësojnë këngëtares së hitit “Rikthejm na”, që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.