Disa ditë pas publikimit të videos së një 23-vjeçareje e cila u kap nga vjehrrit duke tradhëtuar bashkëshortin, “protagonistët” e kësaj ngjarje të rëndë janë vënë përballë kamerave të medias.
Gazetarja e emisionit “Piranjat” në ABC News, ka udhëtuar drejt fshatit Togëz ku ka takuar disa prej familjarëve të burrit që ishin në momentin kur kapën të renë në dhomën e gjumit.
Por duket se prania e kamerave nuk i ka pëlqyer atyre, të cilët nuk nguruan që të ofendojnë dhe të “kërcënojnë” gazetaren.
Njëri prej të afërmve, i cili nuk identifikohet, duket se nuk është penduar për dhunën që kanë ushtruar ndaj të resë.
I afërmi: Kam edhe unë vajza. Unë e pushkatoj i q* nënën mu në g**. E var aty grap.
Gazetarja: Ju duket i drejtë ai veprimi ju?
I afërmi: Çfarë veprimi? Me halet, me bu*et?
Gazetarja: Po ju çfarë jeni?
I afërmi: Po ik moj largohu andej.
Gazetarja: Kujdes me dorën.
I afërmi: Largohu.
Gazetarja: I keni shkatërruar jetën.
I afërmi: Ik moj me gjithë jetën. Mu në p*** të sëmës të shkojnë.
Gazetarja: Kush të shkojë?
I afërmi: Ajo.
Gazetarja: Çfarë ka bërë ajo?
I afërmi: Atë që ka bërë e di vetë ajo.
Gazetarja: Nëse ajo ka tradhëtuar, ka jetën e saj, nuk e falim tradhtinë por të shohë jetën e saj. Pse duhet ta mbyllni në dhomë ta filmoni dhe ta dhunoni.
I afërmi: Do ikësh tani do më lësh rehat. Ik mos të të shohë fare.
Gazetarja: Ju keni qenë tek dhoma? Keni qenë trimi i fisit për të mbajtur sehir. Se po bëhej një tradhti e madhe ndërkohë që kryefamiljari thotë unë jam ku***. Një baba nuk flet kështu karshi një femre.