LETRA:

Kam nisur një marrëdhënie të mbushur plot me pasion me nënën e të dashurës sime. E di që është e gabuar, por ndiej se kam rënë në dashuri me të dhe nuk dua që kjo të përfundojë.

 Unë jam 24 vjeç dhe e dashura ime është 22 vjeç. Kemi katër vjet të lidhur dhe kemi një djalë që tani është 9 muajsh. Nëna e saj është 39 vjeç, beqare dhe shumë seksi.

E dashura ime e rifilloi punën “part-time” pas lindjes së djalit dhe mamaja e saj vjen në shtëpinë tonë për t’u kujdesur për të voglin.

Një mëngjes, e dashura sapo ishte nisur për në punë, kur dëgjova mamanë e saj e cila erdhi dhe trokiti në derën e dhomës së gjumit.

Kishte veshur një fustan të shkurtër ku i dukeshin shalët e gjata. Dukej e mahnitshme. Unë i kisha mbërthyer sytë mbi të dhe nuk po ia ndaja. Ajo më dha një buzëqeshje dhe unë iu hodha sipër, fillova ta puthja.

Në fillim ajo bëri rezistencë, por më vonë më lejoi ta puthja dhe ta pushtoja të gjithën. Përfunduam duke bvërë marrëdhënie seksuale ashtu sikurse nuk kisha bërë ndonjëherë.

Ajo është një grua pasionante. Më pëlqen seksi me të më shumë se me të dashurën time.

Vjehrra ka filluar të kujdeset për mua edhe duke më bërë dushin gati, hekurosjen e rrobave, përgatitjen e ushqimit të shëndetshëm për mua. Ndiej sikur ajo më do më shumë se vajza e saj.

Një mëngjes vëllai i të dashurës, pra djali i vjehrrës hyri në dhomë dhe na pa duke bërë seks. U zemërua shumë me mua, por vjehrra i tha ta mbyllte këtë muhabet dhe e paralajmëroi të mos i afrohej përsëri dhomës së gjumit.

Isha i frikësuar se ai do t’i tregonte të dashurës time, por nëna e saj më siguroi se cdo gjë do të ishte mirë dhe ne mund të vazhdonim kështu siç jemi. Deri tani nuk ka ndodhur gjë,  por kam frikë se mos një ditë e thotë, nuk e di se kur do të përfundojë kjo situatë.

Përgjigja e DEIDRE: Pra duhet të përfundojë. Vëllai i të dashurës tënde mund ta nxjerrë sekretin në çdo moment dhe, në një mënyrë apo tjetër, është vetëm çështje kohe para se të zbulohet e vërteta.

Ajo është tradhtuar nga dy njerëzit e saj më të shtrenjtë, të cilëve do duhet t’i besojë dhe të mbështetet më së shumti.

Pyesni veten se çfarë lloj gruaje inkurajon partnerin e vajzës së saj për të tradhëtuar?

Të pasurit e një fëmije shpesh i prish ekuilibrat e një cifti, por për hir të djalit tuaj, si dhe të dashurës suaj, bëni një përpjekje për të rizbuluar pasionin. Ndoshta ajo ka nevojë për më shumë ndihmë praktike nga ju. /Përshtatur nga The Sun- GAZETA JONE/