Opinionisti Arjan Curri dhe gazetarja Zhaklin Lekatari njihen për një miqësi të ngushtë me njëri tjetrin. Së fundmi, Zhaklina ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Arjan Currin dhe shkruan se janë super çift.
Ajo shton më tej se do i propozojë vetë, pasi ai nuk do e marrë kurrë guximin ta bëjë këtë gjë. Siç duket kjo ka qenë një shaka e saja teksa më tej kërkon dhe mendimin e ndjekësave për dyshen.
“Ky është Arjan Curri dhe unë mendoj që jemi super çift. Them ta propozoj vetë sepse jam e sigurt që ai nuk do e marrë kurrë guximin. Si thoni?” – shkruan Zhaklin Lekatari.
Zhaklin Lekatari është një nga blogeretmë të njohura për publikun shqiptar për informacionet dhe dijet që ajo ka në lidhje me edukimin , gjë që në vendin tonë mbetet ende një tabu.Gjithashtu njihet dhe për profesionin e saj si gazetare, aktiviste dhe drejtuese e blogut të saj prej gjashtë vitesh tashmë “Tabu.al”.
Së fundmi e kemi parë edhe si opinionsite e përditshme në “Love Story”.Ajo ka folur si rrallë herë për jetën personale ku ka treguar dhe historinë e trishtë të fëmijërisë së saj teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Vila24”.
Zhaklina ka rrëfyer se fatkeqësisht e ka humbur babain kur ka qenë në një moshë të vogël dhe mamaja e saj u detyrua të dërgonte për adoptim tek një familje në Itali atë dhe motrën e saj.