Partia Socialiste zgjodhi shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj si kandidatin zyrtar për Presidentin e Republikës, por votimi i tij në Parlament kërkon më parë dekretin e presidentit aktual për lirimin e tij nga shërbimi aktiv.

Por Ilir Meta për momentin ndodhet në Stamboll?

Ai njoftoi më herët se ka qenë në komunikim me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa tashmë lajmëroi se do të ketë një “komunikim të jashtëzakonshëm nga Stambolli” për cështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Ilir Meta theksoi më herët se nuk do të bëhet pengesë për vullnetin e Kuvendit.