Pas lajmeve të tradhëtisë të Piques ndaj Shakirës të cilët pushtuan rrjetin për ditë me rradhë, ata janë parë së bashku për herë të parë, ku siç duket nga veprimet e tyre ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe marrëdhënia mes tyre nuk është më si më parë.
Shakira dhe Pique ndodheshin në Çeki me dy fëmijët e tyre, teksa u fotografuan me rastin e një ndeshjeje bejsbolli të djalit më të madh, Milan. Ata janë parë shumë të distancuar nga njëri-tjetri duke u munduar të dukeshin mirë për hir të kamerave dhe njerëzve.
Shakira ishte e buzëqeshur gjatë kësaj kohe duke pozuar me fansat e saj të cilët i afroheshin për të bërë një foto me të, nga ana tjetër futbollisti dukej i mërzitur për këtë situatë të krijuar.
Kujtojmë se ndarja e tyre sipas disa burimeve ka ardhur si pasojë e tradhëtisë së Piquesë ndaj këngëtares e cila shkaktoi në bujë të madhe mediatike.