Në emisionin “Goca dhe Gra” u fol së fundmi për puthjet me partnerin në publik, në prani të familjarëve apo të shoqërisë. Kjo temë ngjalli debat mes Arminës dhe Fatmës, të cilat mbanin qëndrime shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.
Armina ishte kundër puthjeve në publik, teksa u shpreh se i duken si mungesë respekti. “Nuk do t’i fus llapën partnerit kur ato tjerët janë aty. Latë nam! Më duket shumë mungesë respekt edhe ndaj fëmijës, edhe ndaj familjes. Është tjetër gjë një puthje momentale, përqafim, shtrëngim dore, puthje ne faqe. Ka puthje dhe puthje. Ka puthje që zgjasin dhe më duket mungesë respekti se është intimitet. Nuk e kam lejuar puthjen e gjatë të prindërve të mi në sytë e mi sepse jam intimiduar nga ai veprim. Unë nuk e bëj këtë gjë në sytë e shoqërisë sime se nuk jam adoleshente të marr të puth burrin 5 minuta para njerëzve”, tha blogerja.
Ky qëndrim i Arminës u konsiderua si injorancë nga ana e Fatmës, e cila tha se nuk ke pse të presësh sa të shkosh në shtëpi për të puthur burrin.
“Injorancë totale. Është zgjedhja jote, jo mungesë respekti. Si është kjo puthje në faqe se nuk e ke vëlla. Çfarë halli ke ti se puth unë burrin tim se na habite domethënë? Unë jam puthur para babait tim dhe nuk po puthem para atij që i kam bërë kokën. Nëse të vjen për të puthur burrin nuk do presësh sa të ikësh në shtëpi”, iu kthye Fatma.