Këngëtarja Besa Kokëdhima rrëfeu se ka rënë pre e bullizmit gjatë kohës së gjimnazit në Angli. E ftuar në “A live night”, Kokëdhima tha se periudha e qëndrimit për të atje ka qenë shumë e vështirë. Ngrohtësinë, ajo shprehet se e gjente tek arti.
“Unë kam ikur për të bërë gjimnazin në Angli dhe atje gjithashtu u përfshiva në aktivitete muzikore, mësime pianoje, muzika në atë moment përveç si pasion, ishte edhe një nevojë, udhëtimi im nuk ishte i thjeshtë ndoshta për moshën largësia. Jeta në shkollat të paktën flas për rastin tim, ka bullizëm si nëpër filma, nuk je i mirëpritur në shoqërinë e tyre veç faktit që aty ka multikulturalizëm,në rastin tim me vështirësi e gjeta veten atje, ndihesha e vetmuar dhe kaloja shumë orë duke i rënë pianos duke kënduar. Më pas u përfshiva në aktivitet artistike dhe fitova çmimin e parë në Angli, isha e vetmja studente që këndova në gjuhën shqipe ose më saktë e vetmja që këndoi jo anglisht,”- tha Besa.