Reperi i njohur, Ledri Vula ka përfunduar në spital. Ai duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore. Partnerja e tij, Sara ka ndarë në Instastory një foto, ku shihet Ledri teksa po merr një serum.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me reperin apo nëse vuan nga një sëmundje për të cilën duhet të marrë mjekim.