Vetëm pak minuta pasi delegacioni i Kievit mbërriti për takimin me palën ruse në kufij me Bjellorusinë, mediat ukrainase bën të ditura dy kërkesat që do të bëjnë të dërguarit e presidentit Zelensky.
Mësohet se Ukraina do të kërkojë armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse.
Delegacioni ukrainas mbërriti në kufi me helikopter. Në të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Reznikov, zëvendësministri i Jashtëm Totsicki, këshilltari i Zelenskit Pantoliak, deputetët Arakamia dhe Umerov dhe përfaqësuesi i Grupit Trepalësh të Kontaktit, Kostin.