Mendonit se të gjithë mezi presin të bëhen çift për të qenë të plotësuar? Gaboheni sepse disa shenja astrologjike ndihen shumë herë më të lumtura vetëm sesa me dikë në krah.
Binjakët. Personat e kësaj shenje ndihen më mirë kur janë beqarë dhe ata që i njohin mund ta pohojnë këtë gjë. Jo se nuk duan të kenë një lidhje, por preferojnë diçka më të lirë dhe pa angazhime, diçka që të mos jetë e ndërlikuar. Ata janë sa të nxehtë aq edhe të ftohtë, prandaj një ditë duan dikë pranë e ditën tjetër kërkojnë hapësirën e tyre. Binjakët janë gjithashtu shumë të kujdesshëm për nevojat e tyre dhe ato i kanë përherë prioritet. të mbajnë përgjegjësi për vetën është shumë për ta, ndërsa përgjegjësia për dy persona është diçka që do guxim të madh.
Virgjëreshat. Personat e kësaj shenje e dinë çfarë duan dhe e kanë të vizatuar në mendjen e tyre, megjithatë nuk ndihen te sigurte dhe bëjnë ndryshime. Kjo gjë ndodh edhe kur duan të krijojnë një lidhje. Pa qenë plotësisht të sigurt ata nuk hedhin hapa dhe preferojnë të qëndrojnë beqarë. Me këtë status ata ndihen mirë e të lumtur sepse mund të bëjnë atë që dëshirojnë pa pyetur askënd.
Shigjetari. Personat e kësaj shenje nuk është se nuk duan të kenë një lidhje, por nuk i preferojnë gjërat shumë serioze. Duke u marrë me shumë gjëra ata mezi gjejnë kohë për vete e jo më të kenë edhe dikë tjetër që do kërkojë përkujdes e vëmendje. fakti i të qenit vetëm e i të punuarit për ata që duan, i bën këta persona të ndihen më të lumtur.
Ujori. Personat e kësaj shenje e adhurojnë pavarësinë prandaj ndihen edhe më të lumtur kur janë beqarë. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të afrohen me dikë, por vetëm kur ai respekton lirinë e tyre dhe nuk dëshiron gjëra serioze menjëherë. Ata duan të bëjnë atë që dëshirojnë pa pasur përshtypjen që dikush varet drejtpërdrejt prej tyre. Kjo gjë i bën nervozë dhe i trishton.