Frida Krifca: Sa i takon kontratave, unë e përmenda që ato janë nënshkruar nga 2013 deri në 2020, dhe nuk kam nevojë që të çoj në terren njerëz për të parë nëse ka toka të lira. Kontratat janë akte ligjore, dhe një shkelje e njëanshme e kontratës mund të na përballë në Gjykatë.
Unë do të isha e mirëpritur që këto p[robleme të kontratës ti kishit adresuar në zyrën time, do të kishte qenë më efikase. Në lidhje me marrëdhënien grumbullues, fermer, është një marrëdhënie shumë e rëndësishme, kur ju vetë e keni promovuar si zëvendëskryeministër, e madje e kemi mbështetur financiarisht. Ministria ka në dorë vetëm instrumentet e tregut të lirë. Mund të punojmë bashkërisht, për të rritur konkurencën, fiskalizimin, po nga hiçi nuk mund ti kthehemi më pas kësaj pike.
Erion Braçe: Ministre më duhet që tju kujtoj se nuk punoj në minsitri, por në parlament, që të jeni e qetë, unë nuk do të punoj ndonjëherë në atë Ministri. Mënyra si janë ndërtuar kontrata me grumbulluesit, i lë ata pa asgjë detyrim ndaj fermerëve, e gjithë shtesa ka kaluar në xhepin e eksportuesve. Ju thashë ju paralajmërova që në Qershor, që shalqini po kthehej sërish në abuzim, ju heshtët se nuk flisni dot për tregtarët.
Ju bujqit i shihni si skllevër të grumbulluesve dhe tregtarëve, ka kartele që nisin nga këtu dhe përfundojnë në Kosovë. Është lojë e ndyrë, e poshtër, më lejoni të them që jemi akoma në kushte primitive, nuk shitet shalqini me telefon. Në fund bujqve iu thonë që ‘të ta shesë shalqinin Erion Braçe’. Mos i bëni këto mesazhe sepse mesazhet vijnë në fund të unë! Këta janë ministre, ja tek i ke këtu.