Kryetari i PD, Lulzim Basha ka nisur në Dibër takimin përmbyllës të fushatës bashkë me kandidatin e PD për bashkinë Dibër, Luan Haka.

Në fjalën e tij, Basha foli edhe për luftën në Ukrainë, duke u shpreh se aleati i Putin synon të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ngjarjet në Ukrainë mund të kërkojnë të destabilizojnë edhe rajonin, përmes aleatit të agresorit të Ukrainës, përmes atyre që siç e thotë kënga, “i kanë lënë shapkat shpesh në pyjet e Lurës dhe në brigjet e Drinit”.

Sot ka një dallim të madh, pasi prej vitesh shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë janë bekuar me një aleat si SHBA. Shqipëria sot është pjesë e NATO-s dhe askush nuk ka guximin të na sulmojë. Çdo sulm sot në Shqipëri është sulm kundër 29 vendeve anëtare. Detyra jonë si PD është të qëndrojmë pro Amerikës”, tha Basha.