Gazetarja Klodiana Lala ka folur për jetën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Lala tha se ai është me origjinë nga Mali i Zi, është lindur në Burrel dhe më pas së bashku me familjen është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes.
Lala bëri me dije se Ervis Martinaj është arsimuar në Itali dhe pasi është kthyer në Shqipëri është me biznesin e lojërave në Shqipëri.
“Ervis Martinaj është me origjinë nga Mali i Zi, ka lindur në Burrel, është vendosur më pas në zonën e Fushë- Kuqes, është arsimuar jashtë vendit në Itali është babai i katër fëmijëve. Erdhi dhe hyri në biznesin e lojërave të fatit ku dhe kishte licencë”, theksoi Lala.
Për herë të parë, emri i Ervis Martinajt sipas Lalës u përmend në vrasjen e Ervis Doçit, në vitin 2013.
“Ishte vrasja e Ervis Doçit, në vitin 2013, ku u diskutua për herë të parë Ervis Martinajt. Nuk ishte një njeri i ardhur nga rruga, familja e tij kishte një potencial të mjaftueshëm ekonomik. Hyri në biznesin e lojërave të fatit dhe më pas filloi ky rreth i mbyllur dhe vicioz brenda të cilit mbeti Ervis Martinajt. Ka një mendje diabolike, është një njeri që ka sy dhe mbrapa. U arrestua pak kohë, pasi u lirua”, u shpreh Lala.
Sipas gazetares në akt-ekspertizën e autoriteteve izraelite është thënë se Vis Martinaj kishte video, audio dhe mesazhe të shkëmbyera me njerëz të rëndësishëm.
“Kjo ishte arsyeja që Ervis Martinaj doli i paprekur nga drejtësia shqiptare. Ushtroi presion dhe shantazh tek ata të cilët i kishte kapur peng.”- tha Lala.