Nga Tayna dhe Rina, dy reperet dikur “armike”, mund të kishim një bashkëpunim, por kjo nuk do ndodhë. Rina ka zbuluar në një intervistë për ‘T7’ se ka marrë një kërkesë për bashkëpunim me Taynën por ajo e ka refuzuar.
Sipas artistes nuk ka qenë personalisht reperja që ka kontaktuar me të por menaxheri i saj.
Ajo u shpreh se nëse bashkëpunimi do të ishte kërkuar para dy viteve, mund ta kishte pranuar por tani ajo ka ndryshuar dhe se nuk dëshiron të shfaq urrejtje dhe ‘fake feminism’ (feminizëm fallco).
“Po është kërkuar, por nuk është kërkuar personalisht nga ajo por menaxheri i saj ka kërkuar bashkëpunimin që nuk është bërë. Arsyeja është që nëse do e kishte kërkuar para dy vitesh ndoshta do të kisha pranuar, tani nuk jam më ai person, nuk po mendoj më për hate (urrejtje) apo fake feminism”– u shpreh Rina.