Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër të një djali. Gjininë çifti e zbuloi dy ditë më parë me një festë private mes familjarësh dhe miqsh. Së fundmi Einxhel ka publikuar momentet më të bukura të kësaj feste dhe ka shkruar një dedikim emocionues.
“Hej vogëlush. Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona…sepse mbrëmë na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë. Të donim ende pa qenë në jetën tonë…por ama dje na ke bërë sërish dy njerëzit më të lumtur në botë. Tani dimë se si të drejtohemi, e dimë çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti.
Dhe akoma më shumë do të përpiqemi të të kuptojmë kur të të kemi në krahë… Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishin prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë. Vogëlush tashmë të duam kaq shumë”, ka shkruar Einxhel.