Siç duket edhe shtatori, pavarësisht se njihet si muaji që sjell vjeshtën dhe uljen e temperaturave, do vijojë me temperatura të larta.
Orët e para të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Por mesdita dhe pasditja kryesisht sjellin shfaqje të vranësirave në të gjithë vendin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në Lindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.