Nga ZHAKLIN LEKATARI
Jam në një marrëdhënie, por vazhdoj të masturbohem: është normale? Përgjigja e kësaj pyetjeje është: PO. Masturbimi është një praktikë shumë pozitive dhe e volitshme që sjell shumë dobi, ndaj edhe duhet praktikuar edhe pse jeni në çift. Ajo çka duhet të dini është që përparësitë e organizmit, autoerotizmit apo masturbimit nuk pushojnë së ekzistuari sepse jemi në një marrëdhënie. Mund të praktikojmë masturbimin dhe të kemi marrëdhënie në të njëjtën kohë.
Marrëdhënia që ne jetojmë, fatmirësisht, nuk e ka fuqinë që të eliminojë atë marrëdhënie visherale që kemi me trupin tonë. Përkundrazi, të qenit aktivë seksualisht na nxit që të zbulojmë më shumë trupin tonë, sidomos nëpërmjet prekjes dhe eksperimentimit me veten. Të qëndrosh vetëm me trupin tënd, pa detyrime dhe pa kufizime, të jep mundësinë dhe lirinë të mësosh më shumë mbi të, mbi nevojat që ai ka, mbi mënyrat sesi na pëlqen të prekemi duke përmirësuar kështu jo vetëm performancën seksuale, por dhe kënaqësinë pas saj. Kjo vlen dhe për ata që nuk janë fillestarë, por kanë një jetë aktive seksuale, sepse me kalimin e viteve nuk ndryshojnë vetëm marrëdhëniet më të tjerët, por dhe marrëdhënia me veten. Mos u habisni, marrëdhënia me veten ndërron sepse trupi ynë ndërron dhe bashkë me të ndryshojnë shijet tona, dëshirat dhe ndjeshmëria. Masturbimi pra na lejon që të monitorojmë veten dhe raportin qe kemi me trupin tonë, i cili gjithashtu ndikon në marrëdhënien që kemi me të tjerë.
Prandaj kuptoni që kur masturbohemi gjatë kohës që jemi në marrëdhënie nuk do të thotë që jemi të pakënaqur me partnerin, apo kemi ndonjë problem në lidhje me të. Marrëdhënia seksuale dhe masturbimi nuk duhet të eliminojnë njëra-tjetrën, por të bashkëjetojnë. Cikli seksual apo fazat e eksitimit ndryshojnë nga njeriu në njeri dhe shpeshherë mund të mos përkojnë. Kështu që masturbimi është një zgjedhje shumë e mirë kur nuk njëri nga të dy nuk ka ngelur i kënaqur nga seksi në çift, ose kur ka nevojë për më shumë orgazma, ose kur ka nevoja të ndryshme nga partneri.
Sqaruar kjo nuk duhet të harrojmë që masturbimi ka efekt anti-stres, lufton pagjumësinë, te burrat ul rrezikun ndaj infeksioneve sepse krijon një ripërtëritje të lëngut seminal, largon dhimbjet menstruale dhe rrit mundësinë për të përjetuar orgazmën. Prandaj mos u shqetësoni, për aq kohë sa masturbimi nuk kthehet në obsesion duke zëvendësuar partnerin.