Shkëlzen Berisha të dielën e kaluar (25.9.2022) u martua me Armina Mevlanin, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Sadija, nënë e katër fëmijëve, dy nga të cilët me Shkëlzenin, vazhdon të jetojë në Suedi.

Shkëlzeni e njohu Sadijen kur ishte vetëm 24 vjeç, ndërkohë që në çift kishte një diferencë prej 11 vitesh.

Atëherë Sadija ishte 35 vjeçe, nënë e dy fëmijëve nga martesa e saj e parë. Vetëm pak muaj më vonë kjo lidhje solli një martesë të shpejtë dhe të kundërshtuar nga familja e Shkëlzenit, për shkak të kohës së shkurtër që u mor vendimi dhe diferencës në moshë.

Gjatë atij viti të shpejtë erdhi në jetë vajza e parë dhe më pas djali, një vit më vonë. Në 2007-ën Shkëlzeni u rikthye në Shqipëri, nga ku siç konfirmoi në intervistë mediatike edhe Sadija, filloi përçarja e çiftit.

Gjashtë vite më vonë pasi kjo krizë kishte filluar, Shkëlzeni njohu edhe dashurinë e tij Arminën, me të cilën është në një lidhje intensive prej disa vitesh dhe së afërmo pritet kurorëzimi i lidhjes në martesë.

Tani që kanë kaluar afro 13 vjet që Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, jeton në Shqipëri, gjendet mes dy dashurish. Nga njëra anë Armina dhe nga ana tjetër dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë.

Në foto që shikoni Shkëlzeni pozon me djalin dhe vajzën që tashmë janë rritur dhe duket se janë takuar e çmallur së bashku në kuadrin e festave të fundvitit.

***

Në intervistën e rrallë që Sadija kishte dhënë, shtroi një sërë arsyesh përse martesa e tyre përfundoi në divorc:

“Arsyet pse një martese i vjen fundi mund të jenë shumë dhe nga më të ndryshmet. Për t’i kuptuar mendoj se është e nevojshme të kthehesh pas në kohë dhe të kërkosh arsyet përse u martove me dikë.

Unë njoh arsyet e mia përse u dashurova me Shkëlzenin, por nuk mund të përgjigjem për arsyet e tij. Për pjesën që më takon, unë kam qenë e sinqertë në këtë martesë që nga dita e parë deri në ditën e fundit. Që në fillim mundësitë kanë qenë kundër nesh.

Kjo fillon që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes, faktin që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme. Para njohjes me të, unë isha e suksesshme në bizneset e mia dhe e pavarur. Për mendimin tim, dhe unë mund të flas vetëm për mendimin tim, fillimi i fundit erdhi me kthimin e tij në Shqipëri. A më vjen keq për këtë?

Po! Sot më vjen keq për fëmijët, që nuk po rriten në një familje të bashkuar, që nuk e kanë babanë e tyre në jetën e përditshme. Ata rriten shumë shpejt…

Më përpara më ka ardhur keq siç do t’i vinte keq çdo gruaje të dashuruar me bashkëshortin e saj, siç do t’i vinte keq çdo nëne për traumën që një divorc u shkakton fëmijëve”, ka treguar ajo. Sadije Berisha, kohët e fundit, po jeton një histori të re dashurie në Suedi, ku edhe jeton.