Kur kanë kaluar gati 1 javë nga dasma e Armina Mevlanit, dhe blogerja ka ndarë për ndjekësit e saj detajet më të veçanta të dasmës, e cila u konsiderua dhe si dasma e vitit.
Gjatë bisedës virtuale me ndjekësit e saj, Armina iu është është përgjigjur pyetjeve duke shuar kështu kuriozitetet e tyre.
Një ndër pyetjet që iu bënë blogeres ishte nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ndodheshin në dasmë.
“Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”- u përgjigj modelja.
Kujtojmë se partneri i blogeres nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit.
Disa kohë më parë, gjatë puntatës së fundit të “Goca dhe Gra” u diskutua mbi marrëdhënien e me fëmijët e partnerëve. Sigurisht Armina tregoi eksperiencën e saj, duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to.
“Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- u shpreh Armina.