Irisi dhe Lea hynë në “Për’puthen” si dy shoqe që i premtuan njëra-tjetrës se nuk do të lenë asnjë mashkull të përçajë shoqërinë e tyre, por sot dy vajzat janë zënë ashpër. Irisi u përball me Petron në studio për t’i kërkuar llogari për afrimitetin që ai tregoi me Lean, gjatë festës së “Top Channel”, që u organizua të dielën.
Irisi u shpreh e lënduar që Lea kërceu me Petron. Ndërsa Lea zbuloi se e ka pëlqyer Petron, por nuk i ishte afruar deri më sot për shkak të Irisit. Shoqet shpërthyen në ofendime ndaj njëra-tjetrës.
Pjesë nga debati:
Irisi: Ti kërceve me shoqen time, ajo ra pre e jotja, doje të më bëje mua xheloze
Petro: S’kishte lidhje xhelozia
Irisi: Shoqja ime mua më tha ndryshe
Lea: Ça të thashë unë ty mi?
Irisi: Mua më thanë që keni thënë hajde ta bëjmë Irisin xheloze
Petro: Ne nuk bëmë ndonjë kërcim sensual për të bërë ty xheloze, s’kishte arsye
Lea: O Iris unë edhe nëse kam pëlqim për Petron, jam tërheq gjatë gjithë kësaj kohe se kam pas respekt për ty se të ishte ndryshe dilja dhe unë me Petron në takim
Irisi: Ti po tregon tani që gjasme ke fuqi me marr çunin që pëlqej unë?
Lea: Po, e marr dhe do e marr përderisa nuk kam më asnjë lloj shoqërie me ty, nuk kam më asnjë pikë respekti për ty
Irisi: Ti veten tënde tregon. Se mua në prapaskenë më the nuk e pëlqej Petron, tani thua më tërheq
Lea: Je në rregull ti? Ça po ngatërron mi?
Petro: Ishim në një party të Top Channel-it dhe kërceva me Lean, kërcim shoqëror
Irisi: Nuk ishte shoqëror, mua më bezdis fakti që atë kërcim e bëri me shoqen time për të më bërë mua xheloze
Lea: Ishte për të mirën tënde
Arjani: Me kë ishte ti Iris kur Lea dhe Petro po kërcenin bashkë?
Irisi: Po kërceja me dikë tjetër
Lea: Po kërcente më keq se ç’po kërceja unë me Petron
Irisi: Po ç’të duhet ty mi shpirt? Nëse unë isha tu kërcy keq, t’më tërhiqje dhe jo t’merrje Petron për t’më bërë xheloze
Lea: Po flas unë moj, debile
Irisi: Kujt i thu debile ti mi?
Lea: Unë dhe Petro s’po bënim ndonjë kërcim kushedi, vetëm Irisi del dhe thotë kështu
Irisi: Ti kishe gjithë natën flirtoje me Petron
Lea: Ça t’bëj unë që Petro më afrohet mua më shumë se ty
Irisi: Seriozisht e ke ti? Shumë faleminderit që e nxorre surratin