Endri Prifti bëri dje një postim në rrjete sociale ku sipas tij fituesit e festivaleve të Këngës Magjike dhe Festivalit të RTSH janë vendosur 5 muaj më parë dhe zbuloi emrat e tyre. Endri shkruante se fituesja e festivalit të Këngës Magjike do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj, ndërsa në Festivalin Kombëtar vendin e parë do ta fitojë reperi Noizy në bashkëpunim me këngëtarin Eugent Bushpepa.
Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe përgjigja e Ardit Gjeberas. Producenti sqaroi për publikun dhe këngëtarin se festivali ka rregullat e saj dhe se ka pasur një datë kur janë dorëzuar këngët. Më tej Gjebera i kërkon Endrit të tregojë respekt për kolegët e tij të cilët kanë marrë pjesë në festival.
“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëvze që do jemi? Dhe pastaj???!!! Kënga Magjike ka rregulla qe respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë? Pranimi u mbyll në 24 maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë/ Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”, shkroi Gjebrea.