Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social “Facebook”  ka përcjellë një mesazh të fortë politik.

Ai shfaqet pranë një peme duke këputur një shegë, që sipas tij simbolizon fundin e kësaj “stine politike” dhe sytë e shqiptarëve shton Meta janë drejt pranverës.

Pavarësisht se nuk e ka përmendur në shkrim, Meta duket besimplotë se do të arrijë rezultat pozitiv në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Me shegën e fundit ndahemi nga vjeshta, me sytë drejt pranverës që vjen shpejt…!”, shkruan Meta.

Opozita e bashkuar ka thirrur protestë kombëtare më 12 nëntor si shenjë regimi ndaj keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Sipas tyre, mllefi i qytetarëve për këtë qeveri është shumë i madh dhe reagimi qytetar duhet të shprehet në format më demokratike.