“Zemër Luana” spektakli i argëtimit nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës ka hapur sot siparin. Krah Luanës, kapitenët e dy skuadrave do jenë dy aktorët më të përfolur të humorit, por që nuk flasin me njëri-tjetrin, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku.
Dyshja refuzuan të përballeshin në skenë, por edhe pse tensioni shihej mes tyre, programi dhe argëtimi filloi.

Tani duhet të presim deri në fund të programit të shohim ç’ka ndodhur mes tyre sepse prej muajsh e kanë bërë merak publikun.