“Playback” ka qenë një këngët më të pëlqyera të Flori Mumajesit, me të cilën konkurroi në vitin 2010 në “Kënga Magjike”. Asokohe nuk kishte vend ku nuk e dëgjoje këngën e Florit dhe sot ai na ka zbuluar një talent. Zëri në sfond është i Eneda Tarifës. Kantautori ka postuar një video nga performanca e tij dhe shkruan se asokohe nuk ka qenë ide e mirë të konkurroje në festival me një këngë të tillë.
“Në atë kohë nuk ishte ide dhe aq e mirë të merrje pjesë në festival me një këngë të tillë. Zërat që për mua i dhanë këngës 50% që i mungonte janë të bishës Eneda Tarifa”, shkruan Flori.