Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku do të bëhet baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Eirini është në pritje të ëmbël.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Floriani në përvjetorin e parë të të birit si dhe njëkohësisht në ditëlindjen e bashkëshortes. Boksieri ka publikuar një video në rrjete sociale ku ka zbuluar dhe gjininë e bebit në mënyrën më të bukur. Dyshja do të bëhen me një vajzë, pas djalit të tyre Matin.
“Kush ka vajza, botën ka. Presim vajzë”, ka shkruar Floriani krahas videos.