Rudina Dembacaj ndan me ndjekësit e saj në Instagram shumë shpesh detaje nga përditshmëria, përfshirë këtu edhe copëza nga jeta familjare, lidhja e veçantë që ka me vajzën dhe marrëdhënia me bashkëshortin, Mark Frrokun.
Pikërisht për partnerin e saj ndjekësit e kanë pyetur aktoren në rubrikën e fundit “Ask me a question” në InstaStory, më saktësisht për gjestin romantik të fundit nga ai dhe Rudina, jo vetëm që zbuloi një, por një listë të tërë, duke na treguar se nga Marku mirë do ishte të merrnin shembull edhe disa burra të tjerë.
Kështu, Dembacaj zbuloi se ai i shkruan “Të dua” sa herë nuk janë afër fizikisht, e shoqëron ku do ajo, i qëndron pranë, kërcen, gatuan dhe argëtohet me të, ndërsa tani e kishte përshëndetur edhe me një nga “himnet” e dashurisë.