Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Albërije Hadërgjonaj, ka deklaruar së fundmi se ka marrë ftesë nga produksioni i “Big Brother Vip” në Shqipëri dhe në Kosovë, për t’u bërë pjesë e formatit.
Ajo ka thënë gjatë një interviste për “Mirage” se nuk e ka pranuar asnjërën nga ftesat, pasi “nuk ka pasur mundësi dhe se është shumë e angazhuar në punët e saj.
“Të jem e sinqertë ftesën e kam marrë edhe nga “Big Brother” në Shqipëri dhe në Kosovë por më vjen shumë keq që s’kam pasur mundësi ta pranoj këtë super ofertë. Po të jetoja në Shqipëri edhe në Kosovë do ta kisha pranuar me shumë kënaqësi”, tregoi Albërija.