Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili janë bërë bashkë! Ka qenë këngëtari ai që ka postuar një foto krah Adelinës. Në përshkrimin e fotos, Fejzullahu thotë se është gëzuar që e ka takuar Adelinën.
“Mu gzu zemra qe te takova sot. U rrite me mua, Ikona e zemrave tona”, ka shkruar ai krahas imazhit në Instagram.
Ky takim ka bërë që ndjekësit të aludojnë në lidhje me një program të ri muzikor që mund t’i bëjë bashkë ata.