Beatrix Ramosaj është gati për këngën e dytë. Fansat mendojnë se ajo do t’i kushtohet sërish Donald Veshajt, bazuar në titullin dhe në zhvillimet e fundit që kanë ndodhur mes çiftit.

‘Provo sinqeritetin’ është titulli i këngës së re. Dyshimet janë se kënga është për Donaldin, duke qënë se aktori nuk vijoi më tej lidhjen me këngëtaren pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.

Kënga më e fundit e Trixës ishte dedikimi për Donaldin, projekt që erdhi si përgjigje e kritikave me të cilat janë përballur për lidhjen e tyre.