Policia e Shtetit ka zbarkuar sot në mëngjes në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj. Dhjetëra makina të FNSH-së dhe RENEA-s rrethuan shtëpinë e Martinajt në Fushë-Kuqe dhe kontrolluan brenda saj.
Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.