Ndër detyrat kryesore që iu dha drejtorit të përgjithshëm të policisë Muhamet Rrumbullaku gjatë marrjes së detyrës ishte gjetja e një përgjigje definitive për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Kur afati 100 ditësh përfundoi policia me urdhër të SPAK zhvilloi një operacion me bujë në Fush Kuqe ku sekuestroi brenda koshereve të bletëve të vendosura pranë shtëpisë të Martinajt dhe xhaxhallarëve të tij armë qindra municione dhe sende të paligjshme për të cilat nuk ka asnjë të arrestuar dhe këto nuk dhanë asnjë përgjigje apo indicie për fatin e Martinajt.
Pavarësisht se hetimi është ekskluzivitet i Prokurorisë e cila vepron e pavarur nga politika kryeministri Rama i vuri ultimatum policisë për këtë ngjarje që mesa duket nuk u arrit të zbardhet në këtë 100 ditësh pavarësisht se gjithmonë është thënë se po hetohet.
Ju kam bërë me dije se kemi struktura që po ndjekin rastin. Jemi në ecuri të procesit, qartë? Jemi në krye të detyrave të deleguara nga prokurori, po punohet me grupe miks”, tha Rrumbullaku.
Një tjetër detyrë e lënë për Rrumbullakun ishte reformimi i policisë dhe nxjerrja nga udhëkryqi. Në kuadër të këtij dead-line kreu i policisë ndriti një strukturë të quajtur Këshilli i Emërtesës i cili bëri rreth 25 emërime drejtuesish policie duke i prezantuar si impulse të reja por që në fakt ishin të njëjtët emra që nderuan vetëm institucionet ku drejtonin.
Në listën e gjatë kishte vetëm 3 përjashtime ku dy drejtues shkuan në Akademinë e policisë për të dhënë mësim dhe një prej tyre u rikthye në detyrë.
Kryeministri pati kritikua në prezantimin e drejtorit të ri të policisë për Policinë Kriminale dhe atë të Krimit Ekonomik duke i cilësuar si më të dështuarat në strukturën e Policisë së Shtetit por në këtë 100 ditësh të parë asgjë nga këto struktura nuk ndryshoi.
Kryeministri kërkoi që policia rrugore të mos dilte me patrulla më në rrugë për të ndëshkuar qytetarët por me pajisje inteligjente por as kjo porosi e tij duket se nuk është reflektuar në këtë 100 ditësh.
Dhe situate e rendit në këtë 100 ditësh ka qenë në të njëjtën trajektore dhe që prej shtatorit kur drejtimin e policisë e ka marrë Muhamet Rrumbullaku në vend janë shënuar 4 vrasje dhe një grabitje me dhunë me pasojë vdekjen.