Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë.
Sipas News 31, modelja dhe partneri i saj kanë vendosur ta zgjerojnë familjen, tashmë me bazë në Spanjë. Ndërkohë dy vite më parë ata u bënë prindër të një djali.
Lajmi i ëmbël konfimrohet më tepër edhe nga fotoja e fundit e Aurelës në Instagram, në të cilën shfaqen buqetat me lule që i kanë ardhur, për t’i uruar lindjen e së bijës. Mendohet se fotoja me shumë gjasa është bërë në spital, ku modelja ka sjellë në jetë beben e saj.