Ditët e fundit, lidhja e këngëtares me balerinin është komentuar së shumti si thashethem, por këngëtarja Elhaida Dani thotë se është e vërtetë. Ata e konfirmuan lidhjen e tyre me një puthje gjatë kërcimit të kompeticionit të kërcimit. Gjatë kërcimit të dytë në natën gjysmëfinale, Elhaida dhe Lediani kanë shkëmbyer puthje mes tyre. Dje, gjatë emisionit “Dancing with the Stars”, balerini reagoi për herë të parë se nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me komentet pasi ky ka qenë vendimi i të dyve, ndërsa theksoi se raporti mes tyre është shumë real.
“Se kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të ,merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri-tjetrin dhe aq,”- deklaroi ai.
Ndërkohë këngëtarja theksoi se kur lidhja e tyre ka nisur, të dy kanë qenë single.
“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë. Jemi të rritur të dy, nuk ka mundësi të mos kishim lidhje më para, nuk kemi thyer asnjë kod moral, jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat e jemi të lumtur që ndodhi këtu se duam ta kemi kujtim gjithë jetës dhe uroj të na lejojnë ta jetojmë. Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete,”- tha ajo.
Por dje, Ditjona Bora, ish-partnerja e balerinit të “Dancing with the Stars”, Ledian Agalliaj duket se i është përgjigjur deklaratës së këngëtares Elhaida Dani e cila ka mohuar që të ketë shkatërruar marrëdhënien mes tyre.