Princ Harry tregon se shumë herë Mbreti Charles III kishte dyshime nëse ishte babai i tij i vërtetë. Në rrëfimin e bërë në librin autobiografik “Spare”, Harry ka nënvizuar marrëdhënien që nëna e tij e ndjerë, Princesha Diana, kishte me majorin James Hewitt. Ai tregon se për shkak të kësaj marrëdhënieje, Charles ngrinte dyshime për atësinë.
“Kush e di nëse unë jam babai yt i vërtetë?”- i ka thënë ai me shaka, sipas Princit Harry.
Duke përshkruar incidentin, ai tha se ndodhi kur Charles donte të tregonte një nga batutat e tij më të mira. Sipas Princit Harry, kur Charles III shkoi në një azil, ai takoi një të burgosur që pretendonte se ishte Princi i Uellsit.
Gjatë bisedës së tyre, mbreti aktual i Britanisë së Madhe i tha atij se ai ishte princi.
“Ti nuk mund të jesh Princi i Uellsit, unë jam Princi i Uellsit”, citohet të ketë thënë ai.
Dhe ndërsa burri e dëgjonte me vëmendje, ai përsëriti atë që thoshte Çarlsi.
Menjëherë më pas Charles, që i pëlqejnë deklaratat filozofike, vuri në dukje se “të gjithë mund të jetojnë në botën e tyre të fantazisë” dhe më pas me shaka i tha: “Kush e di nëse unë jam babai yt i vërtetë? Ndoshta babai yt është në Broadmoor, biri im i dashur!”
Nga ana e tij, Harry e përshkroi këtë shaka të veçantë si “shije të keqe”. James Hewitt kishte një lidhje me Princeshën Diana nga viti 1986 deri në 1991.