Liridon B., i cili ishte boksier është gjetur para pak ditësh i pajetë në një stacion treni në Gjermani. Sipas “Bild” disa punonjës në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani kishin gjetur një person pa shenja jete pranë një hekurudhe dhe me plagë të marra nga një thikë.23 vjeçar ishte vlerësuar si talent i boksit dikur, por ish-trajneri i tij tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe
Tashmë kanë dalë edhe rezultatet e autopisë së shqiptarit dhe mësohet 23-vjeçari ka qenë një përdorues droge.
“Sipas rezultateve të autopsisë, Liridon B., i cili ka qenë i dënuar për vepra të lidhura me drogën, mund t’i kishte shkaktuar plagët me thikë në gjendje të dehur”, thuhet në artikullin e “Bild”.
“Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”, deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.