Mbrëmjen e sotme Getinjo u largua nga Big Brother VIP Kosova me vullnetin e tij të plotë. Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga banorët, të cilët shpërthyen në lot.
“Kjo shtëpi më ka mësuar të mbaj qetësinë, më ka forcuar komunikimin me njerëzit, më ka mësuar të lirohem pak kur më pëlqen dicka, ai mësim më ka ardhur prej Vivit, unë këtu në shtëpi e kam mësuar si është të pëlqehesh me vërtetë me dikë dhe me ec rrjedhshëm. Unë jam kënaqur, jam gati të përballem me cdo gjë jashtë. Kam marrë vetëm gjëra të mira nga kjo shtëpi”, tha mes të tjerash reperi.

Ai shtoi se qëllimi i tij nuk ishin paratë, por që njerëzit ta njihnin si ishte ai në jetën e përditshme dhe të zbehte sadopak paragjykimet që publiku ka për të.