Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta ndaj dy personazheve të njohur publik në Shqipëri siç janë Carlo Bollino dhe Sokol Balla.

Në një komunikim në rrjetin sociake Facebook mbi 21 Janarin me gazetarin tjetër Flamur Vezaj, Hoxha thekson se qeveria e ka “daravitur” Carlo Bollinon me një televizion me taksat e shqiptarëve, kurse Sokol Balla ka vilë në lagjen e miliarderëve siç është Rolling Hills si edhe një fuoristradë të tipit të fundit, e cila sipas Hoxhës vlen sa një apartament në Tiranë.

Çfarë shkruan Artan Hoxha:

Karlo Gambinon nga rrogetar me 21 janar 2011 sot e kane bere pronar koncensionesh shteterore dhe me alamet televizioni privat ne mes te Tiranes. Kurse ate drejtorin e madh te medias kombetare, qe tregonte te libri per 21 janarin, si u dogj makina e ABC nga protestuesit, sot e kane bere pikerisht drejtor te madh te ABC dhe vetem fuoristrada prodhim i fundit i kushton sa shtepia ime, lere pastaj vilen nga Rolling Hills.

Kurse une Mulo, me 21 janar 2011 te pakten isha ne pune ne Neës24, po sot, sapo keta te pushtetit moren ne kontroll ABC, me kane bere goxha nder të madh, me Kane lene dhe pa pune.

GazetaJone