Komisioni Qendror Zgjedhjeve ka miratuar sot vendimin për votimin dhe numërimin elektronik në tre bashki në zgjedhjet e 14 Majit, respektivisht Elbasan, Kamëz dhe Vorë.
Vendimi vjen pak ditë pasi qeveria akordoi një shtesë fondi prej 800 milionë lekësh në buxhetin e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Fondi do të shkojë për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në dy bashki të tjera, përveç bashkisë Vorë, Elbasan dhe Kamëz.