Situata brenda shtëpisë së Big Brother VIP është aq e tensionuar saqë banorët nuk kanë më besim tek asnjë prej tyre.
Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit Luizi, i pyetur nga Olta ka treguar dy bashkëpunëtorët e tij gjatë lojës që ka bërë në shtëpi dhe kjo ka ardhur si thikë pas shpine për Oltën.
Ai ka treguar se bashkëpunëtori i parë është Maestro, kurse i dyti është Kristi.
Luizi: Vetëm me dy persona kam bashkëpunuar në këtë shtëpi
Olta: Hhh një jam unë?
Luizi: Më lerë ta them unë. Bashkëpunëtori im që prej ditës së parë ka qenë El Maestro.
I dyti ka qenë gjithmonë i fshehte ai është Kristi.
Olta: Perfekt. Nuk është se vetëm ma ke ngul thikën, tani po e rrotullon. Bravo, bravo