Vendi ynë do të vijojë të mbetet me mot të ftohtë dhe me ngrica. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se nesër Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe prej mesditë prezencë të vranësirave deri të dendura.
Era do të fryjë nga verilindja –juglindja me shpejtësi deri në 10m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 2 ballë.
Parashikimi i motit:
në zona malore -10 deri 3°C
në zona e ulëta -8 deri 12°C
në zona bregdetare -1 deri 12°C